Ditën e sotme në orën 19:30 në Paris do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 33-ta në historinë moderne.
Ekipi i Shqipërisë do përfaqësohet me tetë sportistë.
Ndërsa atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj do mungojnë në ceremoninë hapëse pasi do të jenë me ekipin vetëm më 29 korrik.
Ndërkohë djemtë dhe vajzat kuqezi duken gati në Paris, teksa janë nisur për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse që do jetë e veçantë.