Eksperti i njohur i ekonomisë, Enriko Ceko ka botuar librin e ri për “FOREX” i cili vjen në gjuhën angleze. Njohësi mjaft i mirë i ekonomisë shprehet se për të patur një shtet të fortë duhen qytetarë të pasur.
“I sapo publikuar libri i parë i një seri botimesh për FOREX. Këto publikime do jenë në gjuhën angleze, pasi terminologjia e FOREX-it është e vështirë për të mos thënë e pamundur të përkthehet në gjuhën shqipe.
Këtë seri publikimesh për FOREX e kam përgatitur pasi mendoj se për të patur një shtet të fortë duhen qytetarë të pasur, por në Shqipëri nuk ka asnjë mundësi që qytetarët të pasurohen pasi nuk lejohen nga ata që qeverisin dhe nga oligarkët, të cilët nuk e duan shtetin e fortë dhe qytetarët të pasur (ndoshta duan vetëm shtet të “fortë”, pa qytetarë të pasur) dhe për këtë një nga mundësitë mbetet FOREX” thotë ai.