Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS tha se do të ndërtohet skuadra e re kombëtare për ndeshjen elektorale.
Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kandidojnë në platformën deputeti që duam, për të çuar para vizionin e PS për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Dua tu them gjithë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e SHBA të Europës në Bruksel, flamurin e Skënderbeut dhe Ismal Qemalit në fund të këtij 10-vjecari, shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam të turizmit në Ballkan, pikë referimi në rajon për rritjen e pandërperë ekonomike dhe sociale, shqiptareve që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit, merreni iniciativën, kërkojani PS që ta vlerësojmë kandidimin tuaj për deputet dhe deputete në legjislaturën e ardhshme”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se mandati i 4 do të jetë mbledhjes së fryteve të punës së gjatë dhe të vështirë.
“Mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe sfidat për të kapërcyer”, theksoi Rama.