Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kongresin e PS ka folur për protestat para bashkisë.
Ai i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut Erion Veliaj duke thënë se ato protesta janë si cirku i atyre që u turrën në tortën e pavarësisë.
“Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga cirku i tyre që turren tek Bashkia e Tiranës si para tortës, e në vend të saj hanë muret e bashkisë, nga minjtë që dalin nga vrima syshqyer nga presioni që u bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.