Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS propozoi Elisa Spiropalin kryetare të Kuvendit.
Ndërsa Blendi Çuçi u vendos nënkryetar i Kuvendit.
Më pas kryeministri tha edhe për disa ndryshime në qeveri.
Ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.
Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.
Ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu. Ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
“Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu”, tha Rama.