Gjykata e Shkallës së parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka dhënë masën e sigurisë për seancën ndaj Ledio Ferzaj, ish oficer policie, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumenta që lidhen me vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga autoriteti kompetent, lidhur me kërkesat për pajisje me armë gjahu.
Ndaj tij u morr masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Efektivi i Policisë Ledio Ferzaj u përjashtua nga policia në 9 Maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi Ledio Ferzaj i merrte një qytetari lekë, me pretendimin që t’ja mbyllte si çështje. Duke qënë se qytetari kishte edhe precedentë të mëparshëm, zyrtari Ferzaj e shantazhonte se do e fuste në burg dhe më pas i mori një shumë parash.