Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, deputetët e PS kanë nisur mbledhjen e firmave.
Më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin. Nesër miratohet emri i Spiropalit dhe dekretet e ministrave në Parlament.