Një 24-vjeçar u arrestua në Livadh pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Gjatë kontrollit në automjetin e 24-vjeçarit Jorgo Zhidro u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Në cilësinë e provës materiale sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.