Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Marinzë-Fier.
Mjeti “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca për të transportuar 3 të lënduarit drejt spitalit të Fierit.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.