Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ekzekutoi masën e sigurimit “Arrest në burg” për një person.
Personi me iniciale J.N, dyshohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Në bashkëpunim me F.M dhe A.M., ai përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.
Në cilësinë e provës u sekuestrua një sipërfaqe toke 122 hektarë kulllotë në vendin e quajtur “Stojan”, bashkia Libohovë e cila rezultonte e regjistruar nga F.T., ish drejtues i ASHK Gjirokatër.
“Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit “F” në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik”, thotë prokuroria.