-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 17 votohen ministrat, PD: Duam 6 orë debat

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar.

Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se “Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura”.

Në orën 17:00 do të mbahet seanca e posaçme për miratimin e ministrave të rinj.

Ndërkohë grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon 6 orë debat në Kuvend.

“Kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.”, shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit