Elisa Spiropali është kryetarja e re e Kuvendit. U emërua me 75 vota pro dhe 4 kundër. Mes tensioneve dhe akuzave të opozitës që bllokoi foltoren. Në fjalën e parë pasi u ul në karrigen e Kuvendit, Spiropali tha se nuk i trembet asaj që mund t’i vijë përballë.
“Jam e prekur që më votuat për të më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Ky është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë, sa personal, aq edhe kolektiv.
Por jam e qartë, që cfarë shkon mirë është e juaja dhe cfarë shkon keq e atyre që e ngjisni këtu lart. Por kjo nuk më tremb.
Nuk do të më keni përballë, do të më gjeni vullnet mirë në krahun e tyre të djathtë” tha ajo.