Ditën e sotme do të mbahet seanca e dytë e Fredi Belerit, i cili kërkon të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj.
Fredi Beleri ka paditur dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës.
Avokatja e Belerit kërkon të pezullohet dekreti i Presidentit derisa të vendosë gjykata.
“I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të dekretit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës”, tha avokatja.
Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për zgjedhjet e reja në Himarë.