-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet fabrika në Vorë, Meta: Qeveria ‘duarkryq’

Kryesoret

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët në Vorë. Presidenti i PL-së, Ilir Meta thotë se dëmi pasuror është mjaft i madh dhe akuzon shtetin për reagimin.

“Një dramë e madhe po ndodh në Vorë, vetëm 17 km larg nga qendra e Tiranës, në një prej bizneseve private më të mëdha të zonës, të përfshirë prej orësh nga flakët, që ende nuk janë shuar.

Dëmi pasuror llogaritet në shifra tepër të larta, ndërkohë që reagimi institucional në mbrojtje të pronës private është pothuajse inekzistent. Sipas të dhënave paraprake vetëm dy zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve ndërsa e gjithë Vora është pa drita.

Qëndrimi “duarkryq” është i dënueshëm dhe i papranueshëm! U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze për mbarë komunitetin e Vorës” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit