Sot ishte seanca e radhës për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe të pandehurit e tjerë të dosjes.
Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës që Ilir Meta të dalë nga kafazi gjatë debatit gjyqësor, por edhe transmetimin LIVE të procesit. Por pranoi kërkesën për t’i vënë në dispozicion të gjitha provat elektronike mbrojtjes së të pandehurve.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani deklaroi se në këtë proces do të thirret dëshmitar kryeministri Edi Rama. “Kemi edhe shumë dëshmitarë të tjerë, zoti Rama patjetër, po nuk erdhi Rama këtu, ky proces nuk është i plotë” tha ai.
Gazetarët e pyetën Cakranin edhe për personalitete të tjera që ka takuar Meta në Amerikë, referuar akuzave për lobimin. “Të thërrasim Bushin, që është në pension, të habitet? E ka takuar Bushin (Ish-Presidenti amerikan) por ne nuk mund ti themi të vijë këtu” tha ai.









