-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para bashkisë/ Balliu: SPAK në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa për Berishën

Kryesoret

Në protestën që po zhvillohet para bashkisë Koordinatori rajonal në Partinë Demokratike për Tiranën Klevis Balliu, në fjalën e tij u shpreh se sot nuk ka më arsye se përse qytetarët të mos dalin në protestë.

“Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha Balliu.

Ai tha se Prokuroria e Posaçme në vend që të merret me ata që vjedhin qytetarët, merr masa ndaj liderit të PD Sali Berisha.

“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjësve të tij. Pamë lajmë për planet e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit. Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit”, tha Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit