Mbremjen e sotme rreth orës 21:40 në Patos, Fier, një ngjarje tragjike ka ndodhur ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme pas një akti të rëndë vetëvrasjeje. Sipas informacionit nga burime lokale, viktima, identifikuar si R. M., është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Dyshohet se i riu kishte probleme të njohura me shëndetin mendor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.