-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: SPAK funksionon me urdhër politik nga Rama, të tjerë po bëjnë burgun për shefat

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi akuzoi SPAK-un se vepron me urdhër politik nga Edi Rama. Ai deklaroi se SPAK ka si target vetëm zyrtarë të nivelit të dytë dhe të tretë, ndërsa të tjerë po bëjnë burg për shefat e tyre.

Këlliçi theksoi se intervista e fundit e Arben Ahmetajt është shumë më e fortë dhe flet për skandale konkrete, duke përmendur se Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, dhe që kjo aferë do të tejkalojë 700 milion euro. Ai kritikoi SPAK për mosveprimin në lidhje me këtë aferë dhe për zvarritjen e hetimeve.

Sipas Këlliçit, SPAK-u është në shërbim të qeverisë dhe po bën detyrat e shtëpisë për Edi Ramën, duke lënë jashtë fokusit zyrtarët e lartë.

“Goditen disa zyrtarë te bashkisë disa drejtorë nepër ministri dhe as kryeministri nuk di gje ca ndodh as kryetari i bashkisë por fajin e kanë disa specialiste, shefa sektori e zyrtarë të shtetit të cilët po bëjnë burgun për shefat”, u shpreh Këlliçi.

Ai kërkoi që SPAK të merrte dëshminë e Ahmetajt dhe të vepronte për të adresuar skandalet në nivele të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit