Protesta e radhës në aksin Thumanë-Kashar ka përfunduar.
Policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga dhe kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.
Në protestë mori pjesë edhe deputetja demokratike Andia Ulliri dhe u bëri thirrje ARRSH dhe zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku që ti japin përgjigje qytetarëve.
“Jeta e rreth 85 mijë banorëve që preken nga rruga e re është vështirësuar, pasi ata nuk kanë asnjë akses për të hyrë në autostradë, dhe bizneset e tyre po falimentojnë”, tha Ulliri.