-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Përplaset dhe digjet brenda në makinë, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi makina ka shpërthyer në flakë.

Sipas medias italiane ngjarja ka ndodhur në zonën Chions in via Cesena dhe 21-vjeçari i identifikuar si Ani Gjergji ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Dyshohet se shqiptarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së lartë ai ka dalë nga nga rruga dhe ka rënë në një urë të vogël betoni ku si pasojë makina ka shpërthyer në flakë dhe është shkrumbuar plotësisht.

21-vjeçari ka mbetur i bllokuar në makinë duke mos arritur që të dalë dhe ti shpëtojë flakëve.

Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.

Autoritet italiane kanë sekuestruar makinën e 21-vjeçarit dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit