-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri janë aktive, beteja vijon në Lezhë, Himarë e Shkodër

Kryesoret

Mbrojtja civile ka njoftuar se po punojnë në shuarjen e zjarreve në 12 vatra të cilat vazhdojnë të jenë aktive.

Ndërsa në 14 vatra të tjera të raportuara gjatë ditës janë shuar.

Raportohet se vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por hera herës shpërthen për shkak të erës. Për shuarjen e plotë të saj janë të angazhuara 90 forca operacionale nga FA dhe strukturat vendore.

Në zonën pyjore Bode, mbi fshatin Lozhan, bashkia Maliq po operojnë 26 efektivë nga FA dhe 50 forca nga strukturat vendore të bashkisë Maliq, të cilat e kanë vënë nën kontroll situatën dhe zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.

Ndërsa në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Mallakastër, ku zjarri vazhdon me intensitet të ulët po punohet me 1 mjet zjarrfikës, 4 mjete të rënda tip Skrep dhe 2 mjete transporti vetëshkarkuese të tonazhit të rëndë.

Gjithashtu forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Mallakastër dhe po punohet me 1 mjet zjarrfikës, 4 mjete të rënda tip Skrep dhe 2 mjete transporti vetëshkarkuese të tonazhit të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit