-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër zgjedhjet në Himarë, policia merr masat

Kryesoret

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.

Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Punonjësit e policisë janë të trajnuar për detyrat që do të kryejnë në ruajtjen e qendrave dhe materiale të votimit.

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Gjithashtu është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

Ndërsa strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë janë tejet të vendosura dhe të angazhuara për të mbajtur në kontroll të plotë gjithë territorin, me qëllimin e vetëm të sundimit të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit