-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa do të kushtojë vota e Diasporës? Celibashi: 3 mln Euro vetëm regjistrimi

Kryesoret

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Vangjel Tavo dhe Pjerin Gjikuria janë përballë qytetarëve. Kryetari i KQZ-së, Celibashi ka folur për zgjedhjet e vitit tjetër të përgjithshme dhe votën e diasporës.

Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit  të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por, akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar.

Nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me  20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto” tha ai.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë  lidhet edhe me fshehtësinë e tij. “Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit