-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘The Sun’: Grupi nga Tropoja armë drejt Anglisë, lidhje të forta në Londër

Kryesoret

The Sun” zbardh detaje të reja nga sekuestrimi i më shumë se 25 pistoletave dhe armatimit që u gjet dhe bllokua pak ditë më parë në Shqipëri gati për t’u trafikuar drejt Anglisë për bandat shqiptare dhe jo vetëm.

Armët dhe qindra fishekë ishin përgatitur për t’u dërguar te bandat shqiptare në Britani, të cilat po bëjnë një luftë në terren për drogën dhe prostitucionin në Londër.

Dhe urdhër-arrestet u lëshuan për arrestimin e tre burrave të tjerë ende të lirë në MB me lidhje me bandën. Tre shqiptarë të moshës 21, 44 dhe 62 vjeç janë akuzuar për kontrabandë ndërkombëtare të armëve.

Që nga fundi i viteve 1990, bandat nga Tropoja janë aktivizuar në komunitetet shqiptare në lagjet e Londrës Lindore dhe Juglindore të Woolwich, Stratford dhe Barking.

Mafiozët e përfshirë në prostitucion, kontrabandë kokaine dhe ferma kanabisi dyshohet se do të rrisin fuqinë e tyre të zjarrit për të paralajmëruar rivalët” shkruan “The Sun”.

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, tha për “The Sun” se “Grupet kriminale në Shqipëri kanë krijuar një arsenal armësh dhe aksesorësh modernë për të furnizuar bashkëpunëtorët e tyre në MB.

Armët janë të siguruara në Turqi dhe në tregun ilegal serb dhe mund të ishin përdorur nga kushdo – përfshirë terroristët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit