Një 72-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në mesditë si pasojë e një aksidenti në aksin Velipojë-Rrjoll, në Shkodër.
Sipas njoftimeve nga policia, K.M. ishte në drejtimin e motomjetit kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 11:35.
Si rezultat, 72-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është raportuar si kritike.