-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari i OMONIA-s: Socialistët kërcënuan me jetë komisionerin, fitoja në kuti

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s Marin Suli denoncoi se komisionerët e opozitës po kërcënohen nga njerëz të botës së krimit dhe punonjës të administratës shtetërore. Suli tha se socialistët kanë kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.

“Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. S’janë një palë zgjedhje demokratike, janë zgjedhje të sforcuara. I bëj thirrje të gjithë himarjotëve të shkojnë e të votojnë një orë e më parë.

Të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve, të rrugeçërve dhe bandave. Në Vranisht komisionerin tonë Ilia Gjiçalin e kanë kërcënuar me jetë. Në shkollën te lagjja 1 Maj po ashtu e njëjta gjë.

Nënpunës të administratës dhe anëtarë të këshillit bashkiak Vlorë na kanë kërcënuar komisonerët. I kemi referuar në polici. Këto do të jenë objekt dhe subjekt denoncimesh dhe kallëzimesh penale pas mbarimit të procesit zgjedhor” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit