Në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, Qëndresa Qytetare ka raportuar katër problematika kryesore deri në orën 10:00.
Ndër këto janë mungesa e listave të votuesve në qendrat e votimit, ndalimi i votuesve me karta të skaduara, mosinformimi i qytetarëve për qendrat e votimit, dhe pritjet e gjata.
Një shqetësim tjetër është përdorimi i gjuhës greke nga komisionerët, që ka vështirësuar procesin për vëzhguesit. Qëndresa Qytetare kërkon masa për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.