Një 41-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi ka shkaktuar një aksident automobilistik në fshatin Polis Vilë të Elbasanit më 4 gusht.
Sipas raportimit policor, kamionçina që ai drejtonte ka pësuar një defekt dhe ka përplasur makinën e drejtuar nga një 53-vjeçar. Incidenti ka rezultuar me dëme materiale dhe plagosjen e lehtë të katër pasagjerëve të makinës së goditur.
Materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria e Elbasanit për hetime të mëtejshme.