-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Bëri gati pistoletën’! Skandali me Osmanin në Shkup, padi kundër truprojës së Gashit

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me incidentit në të cilin u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të enjten në Aeroportin e Shkupit.

Në momentin që Osmani njoftoi Gashin, ky i fundit çoi shefin e tij të sigurimit në aeroport për të zgjidhur problemin, ku sipas kallëzimit ka pasur agravim të situatës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ai hyri i armatosur në aeroportin e Shkupit dhe kërcënoi një punonjës.

“I raportuari S.S. më 01.08.2024. rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur në parkingun para zonë VIP me një automjet me drita rrotulluese.

Ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka përgatitur dhe e ka futur sërish në brez, ndërsa policit nga Departamenti i Policisë në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i cili ishte në detyrë para derës së hyrjes VIP.

Iu drejtua me ton të lartë, e shtyu me të dyja duart dhe duke e kërcënuar, ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë maqedonase, ai “është dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit për të tejkaluar keqkuptimin që ka lindur me Presidentin e Kosovës lidhur me procedurat e sigurisë për kontrollin e bagazheve dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit me fluturime komerciale”.

Për sigurimin, thuhet se u fut pa autorizim në zonën VIP dhe “filloi të kërcënonte”, duke kërkuar, siç thuhet, që “ta shoqëronte presidenten me automjet deri në avion”. Pas incidentit, Presidenca e Kosovës të premten shprehu indinjatën për, siç u tha, “deklarimet e papranueshme të MPB të Maqedonisë së Veriut” lidhur me “incidentin e paprecedentë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit