Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim foli për zgjedhjet që u bënë në Himarë.
Berisha u shpreh se mbrëmë u mbyll farsa më e shëmtuar zgjedhore në Himarë.
“Mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti. Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha.
Më pas ai shprehet duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në kryengritje për realizimin e qeverisë dhe zgjedhjeve të lira.
“Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës”, u shpreh Berisha.