Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë Cërrik, duke rrezikuar sipërfaqe me bimësi dhe duke vënë në lëvizje strukturat e emergjencave civile.
Në vendngjarje u angazhuan 21 zjarrfikës dhe 5 mjete, të cilëve iu bashkuan edhe forca nga Elbasani, Gramshi dhe Belshi për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Pas disa orësh punë intensive, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht, duke shmangur përhapjen e tij në zona të tjera.
Autoritetet lokale bënë me dije se nuk ka ende të dhëna për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet hetimi për përcaktimin e origjinës së tij.









