Një menaxher 55-vjeçar i 6 pikave të shitjes së karburantit në Elbasan është arrestuar në përfundim të operacionit policor “Grid”.
Ai akuzohet për vjedhjen e një shume parash prej rreth 5.400.000 lekësh, duke shfrytëzuar detyrën e tij në këto biznese. Policia ka sekuestruar paratë në ambientet e punës së tij dhe po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Përveç arrestimit të menaxherit, policia po punon për kapjen e një personi tjetër, 25-vjeçar, dyshuar për marrjen e një shume parash nga menaxheri i arrestuar përmes mashtrimit.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.