-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas fitores së Tavos në Himarë, Beleri i kërkon një shkollë të mesme minoritare

Kryesoret

Fredi Beleri me anë të një postimi në facebook ka reaguar pas fitores së Vangjel Tavos në zgjedhjet në Himarë.

Ai thotë që rezultati i zgjedhjeve të djeshme ka lënë një shije të hidhur dhe po bëhet një padrejtësi.

“Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar”, shprehet Beleri.

Ai ka bërë menjëherë kërkesën e parë ndaj Vangjel Tavos për ndërtimin e një shkolle të mesme minoritare.

“Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm”, shkruan Beleri.

Më pas ai shprehet se Vangjel Tavon do ta trajtojnë si mysafir dhe ashtu siç ka ardhur do të largohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja”, shkruan Beleri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit