-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Himarë/ Policia e Shtetit: Dorëzimi i materialeve përfundoi pa probleme

Kryesoret

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV. Sipas njoftimit gjatë dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

“Mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të proçesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të anagzhuar në këtë proçes, janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.

Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit