-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një ‘Edi Ramë me fustan’

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u ndalua në zhvillimet politike në Bangladesh.

Berisha u shpreh se protestuesit përzunë nga vendi kryeministren që kishte 50 vite në pushtet dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

“Rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë. Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Berisha.

Më tej ai theksoi se Bangladeshi dhe Shqipëria edhe pse janë me mijëra kilometra larg ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

“Studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë. U ngritën kundër vjedhjes. U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit