Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka përfshirë në vendin e quajtur tre çezmat Zerqan.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe era e fortë ka bërë që flakët të djegur disa hektar pyje dhe kullota.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i zjarrfikësve Bulqizë dhe ka ndërhyrë në kohë duke mos lënë përhapjen e flakëve duke i neutralizuar ato.
Më i rrezikuar ishte fshati Sofraçan i njësisë administrative Zerqan dhe banesat përreth.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.