-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi zgjedhjet në Himarë/ Tavo: Ju konsideroj gjithsecilin si një mik dhe shtysë e forcë

Kryesoret

Vangjel Tavo kryetari i ri i bashkisë së Himarës me anë të një postimi në rrjetin social ka shprehur falenderimet e tij për ata që votuan dhe uruan për detyrën e tij.

Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra!

“Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, shprehet Tavo.

Më tej ai thotë se do i konsideroj gjithsecilin si një mik dhe shtysë e forcë për të shërbyer dhe drejtuar më mirë.

“Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithësecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit”, shkruan Tavo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit