-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident

Kryesoret

Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz, si kandidat për nënpresident, ka thënë një burim i afërt për mediat ndërkombëtare.

Walz, 60-vjeçar, veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, është zgjedhur nga një zonë me pritje republikane për të qenë përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, më 2006, dhe ka shërbyer aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minestotas, më 2018.

Si guvernator, Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas.

Walz e ka ngritur zërin për të mbrojtur edhe të drejtat e grave për riprodhim, mirëpo ka treguar me raste edhe anën e tij konservatore, duke mbrojtur interesat bujqësore dhe të drejtën për armë.

Harris, bijë imigrantësh prej Xhamajkës dhe Indisë, është duke shtuar në tiketën presidenciale një politikan që gëzon mbështetjen e demokratëve në shtëpi, mirëpo ka imazh të mirë edhe në Uiskonsin dhe Miçigan, dy shtete krye për fitoren e një kandidati.
Fushata e Harrisit shpreson që karriera e Walzit dhe imazhi i tij në rrjetet sociale, mund të marrin vëmendjen e atyre që nuk kanë vendosur ende për kë të votojnë.

Harris, 59-vjeçare, i ka ringjallur shpresat e Partisë Demokratike për fitore në zgjedhje prej kur presidenti aktual, Joe Biden, 81-vjeçar, ka hequr dorë prej garës.

Harris dhe Walz do të përballen me Trumpin dhe kandidatin e tij për nënpresident, J.D.Vance, po ashtu veteran ushtarak, në zgjedhjet 5 nëntorit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit