Gjatë javës së parë të muajt gusht kanë hyrë një fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës thotë që “Në fundjavën e parë të muajit gusht, konkretisht në datat 2, 3, 4 gusht hynë në port 18 728 pasagjerë, dolën nga porti 8 887 pasagjerë”.
Ndërsa kanë hyrë 5 827 trajlerë dhe kamionë si dhe kanë dal nga porti 697.
APD bën të ditur se menaxhimi i fluksit të udhëtarëve dhe lëvizjes së mjeteve të tyre, siguria fizike dhe garantimi i operacioneve portuale realizohet nën monitorimin sistematik të efektivit të Sigurisë Portuale.
Ata pavarësisht temperaturave të larta janë 24 orë në 7 ditë në krye të detyrës.
“Aktualisht po operohet dhe me grupe të gatshme, me qëllim përballimin me sukses të sezonit”, theksoi APD.