-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca e Kosovës: Maqedonia e Veriut po e injoron incidentin me Osmani

Kryesoret

Presidenca e Kosovës ka reaguar për incidentin në Shkup me presidenten Vjosa Osmani, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si është trajtuar ngjarja nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e saj, Presidenca thekson se Maqedonia e Veriut nuk ka marrë masa për çështjet e ngritura në notën e protestës dhe ka kontribuar në fushatën e lajmeve të rreme kundër Kosovës.

Në reagim, thuhet se Presidenca ka preferuar të ruajë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se incidenti ka shkelur qartë rregullat ndërkombëtare.

“Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por përkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit