Policia Financiare e Riminit ka kapur një 44-vjeçar shqiptar në zonën e Sant’Aquilina, Itali, me një sasi të konsiderueshme kokainë, të fshehur në frigorifer dhe në zona të tjera të shtëpisë.
Së bashku me kokainën, janë sekuestruar edhe 80 mijë euro cash, kuti monedhash të rralla, dhe tre orë luksoze. Hetuesit dyshojnë se të gjitha këto objekte janë blerë me paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm.
Shqiptari është arrestuar dhe do të përballet me gjyqësorin për akuzat e drogës dhe pastrimit të parave.