-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i drejtohet Tavos: Je pushtues i Himarës, të kanë pranuar vetëm si mafioz

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim tha se Himara është dëshmia tjetër më e shëmtuar, më kriminale e dhunimit dhe e rrëmbimit të mandatit.

Berisha u shpreh se më shumë se një e treta e zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite.

“U them këtyre lakejve dhe këtyre kripto-avoketërve të mandateve të vjedhura, për çfarë rezultati bëni fjalë ju, kur mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë, u importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe. O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Vangjel Tavo është pushtues i Himarës pasi nuk e votuan ata.

“Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara. Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz. Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit