Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka njoftuar që nesër në orën 11:00 do të organizohet takim në komunën e Maqedonisë së Veriut.
Kurti i fton të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në diskutim pasi do të njoftohen mbi përfitimet e hapjes së urës dhe mund të shprehin dhe shqetësimet e tyre që do të trajtohen nga përfaqësuesit institucionalë dhe institucionet e vendit.
“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkruan Kurti.