Sot në Lojërat Olimpike të Parisit, Shqipëria synon të sigurojë medaljen e saj të parë të artë. Për këtë detyrë, vëmendja është kthyer te Zelimkhan Abakarov, 31-vjeçari që u shpall kampion bote në mundje në vitin 2022. Ai do të përballet me Iuna Fafe Diamantino nga Guinea-Bissau në duelin e tij të fazës së 1/8, i cili zhvillohet mes orës 11:00 dhe 13:30.
Pas dështimit të sportistëve të tjerë shqiptarë në “Paris 2024”, sytë janë tani te Abakarov dhe mundësia e tij për të sjellë një fitore historike për Shqipërinë. Përveç Abakarovit, në ditët në vazhdim do të dalin edhe sportistë të tjerë rusë të natyralizuar si shqiptarë, si Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët kanë mundësinë të përfaqësojnë kombin dhe të sjellin krenarinë për vendin në arenën ndërkombëtare të sportit.









