Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në zonën Ponte San Giovanni, Peruxhia pasi i gjetën në makinë 16 kilogram kokainë.
Gjatë kontrollit në makinë policia gjeti në bagazh të fshehura 15 pako me lëndë narkotike, shkruan Ansa.
Shqiptari akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime shitjeje dhe me urdhër të prokurorit publik u mbajt në burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.









