Një aksident tragjik ndodhi në mëngjesin e së premtes në Ankara, kur një autobus pasagjerësh përplasi një shtyllë betoni pranë distriktit Polatlı.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, konfirmoi se 9 persona, përfshirë shoferin, humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën. Shkaku i mundshëm është mungesa e frenave, ndoshta për shkak të gjumit të shoferit, ndërsa hetimet e mëtejshme do të zbardhin shkaqet e sakta.
Autobusi doli nga rruga dhe goditi barrierat dhe murin e mbikalimit në fshatin Olukpınar, në rrugën Ankara-Eskişehir.