-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: A mundet një shtetar të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral?

Kryesoret

Kreu i partisë demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat i ka drejtuar pyetje të tjera Edi Ramës në lidhje me marrjen e 224 mijë m2 tokë në Gjipe.

Berisha u shpreh se Rama heshti si fije bari dhe nuk guxoi të përgjigjet pyetjeve.

“Pavarësisht se ai është lumturuar me këtë tokë, duke mos disponuar asnjë dokument kadastral, që dëshmon pronësinë e familjes së tij nga nëna, mbi këtë pronë dhe nuk disponon asnjë dokument zyrtar të faktojë se kjo pronë i është shpronësuar familjes së tij nga nëna dhe kushërinjve të tij nga regjimi komunist. Para këtyre pyetjeve Edi Rama preferoi të qëndroj i heshtur dhe i bukosur, në fakt me heshtjen e tij, ai foli më shumë se çdo gjë tjetër dhe në një farë mënyre konfirmoi akuzat me fakte dhe dokumente”, tha Berisha.

Më pas ai parashtron edhe pyetjet për Edi Ramën.

1.A ke ndonjë dokument zyrtar ku të shkruhet se sipërfaqja prej 224 mijë metër katror tokë në Gjipe është pronë e gjyshit tënd Petro Koleka dhe vëllaut të tij, baba Pilos se ata e kanë blerë e kanë blerë atë tokë?

2.A mundet një shtetar, në rastin tënd mender shtetar, të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral, se i përkasin atij dhe klanit të tij, si trashëgimi dhe pa asnjë dokument zyrtar për shpronësimin e saj?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit