-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 persona në bord, mediat lokale: Ka rënë në një zonë banimi

Kryesoret

Një avion me 62 njerëz në bord është rrëzuar të premten në një zonë banimi të një qyteti në Sao Paulo të Brazilit, njoftoi kompania ajrore. Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur apo janë lënduar.

Kompania ajrore braziliane, VoePass, e konfirmoi se një avion që po udhëtonte drejt aeroportit ndërkombëtar të Sao Paulos u rrëzua në qytetin Vinhedo.

Në bordin e avionit ishin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, tha ajo.

Kjo kompani nuk tregoi se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin e avionit.

Brigada e zjarrfikësve në Sao Paulo konfirmoi në rrjetet sociale se një avion është rrëzuar në Vinhedo, dhe se ajo i ka dërguar katër ekipe zjarrfikësish në vendin e ngjarjes.

Duke folur në një ngjarje në jug të Brazilit, presidenti brazilian Luiz Lula da Sivla i kërkoi turmës të ngrihej në këmbë dhe të mbante një minutë heshtje.

Ai tha se duket se të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur, pa shpjeguar se si e ka marrë këtë informatë.

Video të publikuara në rrjetet sociale shfaqën një avion duke rënë në një grumbull pemësh./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit