Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare në Golem.
Ministri Hoxha tha se janë rritur masat e sigurisë së pushuesve në plazhe.
“Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve, ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë, të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det”, tha Hoxha.
Ai theksoi se “siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”.