-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagoset 34-vjeçari në minierën e Bulqizës, KSSH: Inspektorati i Punës të shtojë kontrollet në miniera dhe kantiere ndërtimi

Kryesoret

Ditën e sotme një 34-vjeçar u plagos në minierën e Bulqizës.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar në lidhje me plagosjen e 34-vjeçarit në minierën e Bulqizës. Ata shprehen se se 34-vjeçari punonte si brigadier në një galeri private kromi dhe është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës së Bulqizës.

Konfederata e Sindikatave i uron shërim sa më të shpejtë 34-vjeçarit dhe kërkon nga Inspektorati i Punës që të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantiere ndërtimi.

Gjithashtu kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme nag autoritete përkatëse.

“Jeta e punëtoreve shqiptar duhet të jetë prioritet dhe nuk mund të lihet në mëshirë të fatit, pasi shumë kompani abuzojnë me kriteret që lidhen me sigurinë në punë”, shkruan Konfederata e Sindikatave.

Aksidentohet 33-vjeçari në minierën e Bulqizës, transportohet me helikopter në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit